Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të Ballës, i cili, pasi doli nga seanca e parë gjyqësore për padinë ndaj kryedemokratit Basha, tha se Salianji iku dhe nuk e dorëzoi në prokurori provën për çështjen “Babale”.
Në një status në “Facebook”, Salianji sfidoi Ballën duke i thënë se është gati t’ia japë edhe atij provën që Fredi Alizoti e implikon.
“Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror që je më thuaj ku të vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”, thotë Salianji.





