Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani. Ky vendim erdhi pas Sulejmani refuzoi të transferojë Ervis Martinaj nga spitali privat ku ai ishte shtruar që prej 4 tetorit kur ndodhi përplasja me armë në Bllok, në spitalin e burgut.
Gjithashtu mësohet se është kryer kallëzim penal dhe për punonjësit e spitalit privat që penguan transferimin e Martinajt në spitalin e burgut.
Pas refuzimit të tentativës së parë, vetë Ervis Martinaj ka pranuar të transferohet në spitalin e burgut





