Në vijim të Task-Forcës Antikorrupsion të qeverisë, ministrja e Drejtësisë Etilda GJonal ka informuar mbi masat e mëtejshme ndëshkimore ndaj të korruptuarëve në zyrat e shtetit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp ajo bëri me dije se ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 për shkarkim nga puna. Sipas Gjonajt, këta punonjës të zyrave të shtetit, mes të cilëve drejtorë dhe specialist, kanë shpërdoruar detyrën.
"Për identifikimin e evidentimin e të gjithë akteve korruptive nga punonjësit e administratës. Task-forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna. Përgjegjës sektori dhe specialistë në drejtoritë rajonale. Shkeljet përmbajnë elementë të veprave penale. Janë kryer kallëzime penale për 5 punonjës të ALUIZNI-t Durrës, specialistë të këtij sektori. Kanë shpërdoruar detyrën. Është proceduar pa asnjë vonesë. Bazuar në rekomandimin e task-forcës, bashkëpunimi institucional mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe Task-Forcës po funksionon më së miri," tha Gjonaj.





