Mbi 12 mijë udhëtarë dhe 2 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi gjatë javës së parë të muajit tetor.
Sipas të dhënave operative të APD-së, tragetet që kanë lundruar drejt portit të Barit dhe Ankonës janë preferuar nga 6.233 udhëtarë me 947 autovetura.
Në kthim nga portet e Italisë drejt Durrësit tragetet kanë transportuar 5.845 udhëtarë dhe 1.063 autovetura.
Numri më i madh ditor i udhëtarëve ka lundruar me tragete gjatë fundjavës së kaluar.
Nga burimet operative mësohet se tragetet kanë transportuar gjithashtu brenda javës 1.512 kamionë dhe trajlerë me mallra eksporti dhe importi.