Pak ditë më parë, një lajm në mediat gjermane bëri bujë të madhe. Bëhet fjalë për rrahjen e trajnerit të skuadrës gjermane CFR Pforzhaim, Gokhan Gokçe, nga 2 futbollistët shqiptarë Kushtrim dhe Kreshnik Lushtaku.

Edhe pse ish-futbollisti i Kukësit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Kushtrim Lushtaku, e ka hedhur poshtë këtë akuzë, trajneri Gokçe, nëpërmjet një rrëfimi për presigjozen “Bild” ka treguar Kreshnik Lushtaku, e ka fyer duke e quajtur bir k… dhe pederast, teksa më pas e kishte kërcënuar me jetë.

Më pas ai tregon edhe për dhunën e ushtruar nga Kushtrim Lushtaku. “Krenshniku më fyeu mua. I thashë të shkonte të bënte dush e të mos kthehej në pankinë. Mu afrua dhe më shau, bir k…, ped…, më tha se donte të më vriste. Në një moment ndjeva dorën e Kushtrimit në fytyrën time dhe u rrëzova në tokë. Por ai vazhdoi të më godiste. Vazhdoi të thoshte se donte të më vriste”, u shpreh Gokçe.

E gjithë kjo ndodhi pas momentit kur Kreshnik Lushtaku kishte humbur një penallti. Futbollisti është përjashtuar nga skuadra gjermane, teksa është paditur nga trajneri dhe pritet të dalë para gjykatës për kërcënim me jetë dhe ushtrim dhune.