Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve për t’u droguar. Mësohet se në një investigim të gazetarëve, janë siguruar dëshmi dhe filmime sesi në rrugët e Tiranës, shiten qetësues kuajsh që të rinjtë i përdorin për t’u droguar.
Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë çdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë narkotike të ndaluara, të cilat përdoren për anestezinë e kafshëve.
Mësohet se gjatë investigimit, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi çfarë është duke bërë, por thotë se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet. Investigimi pritet të publikohet ditën e sotme nga emisioni “Stop”.





