Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ishte edhe ndryshimi në ligjin për lojrat e fatit siç bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar mediat të cilat shkelin ligjin për transmetimin e reklamave të lojërave të fatit apo llotove në Shqipëri ndërsa tha se të gjitha do të kontrollohen rreptësisht dhe do të mbahen në monitorim.

"Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv", – ka bërë të ditur Rama, duke shtuar se nëse nuk zbatohet një gjë e tillë, do të mbyllen të gjitha portalet që gjenden me reklama të tilla.