Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës te Gjykata e Krimeve të Rënda për grupin e Shullazit, që akuzohet për gjobëvënie dhe disa vepra të tjera penale. Një javë pasi u dha pretenca, sot avokatët do të paraqesin mbrojtjen.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi më 2 tetor, 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite në total për të gjithë anëtarët e bandës. Pretenca u përgatit nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.
Seanca e sotme, ashtu sikur ka ndodhur edhe herët e kaluara, pritet që të zhvillohet në masa të rrepta sigurie. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.
Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi – 17 vite burg
Gilmando Dani – 15 vite burg
Blerim Shullazi – 10 vite burg
Endrit Qyqja – 11 vite burg
Endrit Zela – 11 vite burg





