Pak ditë pasi Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes "Veliera", Gjykata e Durrësit ka rënë sot në një mëndje duke e pezulluar atë.
Vangjush Dako nuk ka shpërdoruar detyrën sipas Gjykatës, ndaj nuk ka shkelje ligjore për kryetarin e Bashkisë së Durrësit.
Dy organizatata kishin denoncuar Dakon për shkelje ligjore, Shoqëria Civile me përfaqësues Sazan Guri dhe aokatja Mirela Jorgo, e cila ka deklaruar se do të apelojë vendimin.
Sheshi "Veliera" ka prej muajit shkurtit të vitit 2017 që është i bllokuar. As prokuroria e as gjykata e Durrësit nuk e vlerësuan kallëzimin e Shoqërisë Civile.





