Në muajin mars të këtij viti, çifti i njohur i showbizz-it Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë. Ami solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Sia.
Çifti publikoi vetëm një foto të vajzës së sapolindur dhe pas atij momenti ata janë munduar ta ruajnë në maksimum privatësinë e vogëlushes, duke postuar foto pa i treguar fytyrën.
Ndërkohë së fundmi Ermali ka publikuar një tjetër foto. ‘Sia me bishtalec’, shkruan ai, teksa tregon që është duke kaluar momente të bukura me të bijën.





