Në Teuta-Kastrioti 2-0 nuk ishte e vështirë për të përcaktuar njeriun e ndeshjen. Sulmuesi Amadou Latif, me dygolëshin e tij e meritoi këtë vlerësim.

“Ndihem mirë, por ajo që mund të them, është të falënderoj shokët, trajnerit, presidencën dhe tifozët. Pa ta, nuk do isha lojtari i ndeshjes. Nuk është puna te Latif, por tek e gjithë Teuta. Qëllimi im nuk është të je golashënuesi i sezonit, por të ndihmoj ekipin të shkojë në Europë. Vjet më kanë dhënë shumë besim, ekipi dhe presidenca, dhe tani dua t’i falënderoj për atë që më kanë besuar.”