Këngëtarja Eneda Tarifa është një ndër zërat më të bukur të muzikës shqiptare. Ndërsa ia ka dalë më së miri të prezantojë spektaklin e humorit “Portokalli”.
E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" të Rudina Dembacajt, Eneda ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj dhe ka kujtuar edhe njëherë kohërat e vjetra që ka kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Teksa moderatorja po i bënte pyetësorin "Tarifa e vetëpëlqimit" ku Eneda duhet të pohonte ose mohonte fjalinë që parashtronte Rudina.
“I thua ndonjëherë vetës: Si e kam prezantuar unë “Portokallinë”, nuk e prezanton askush?”– i tha Dembacaj.
“Këtë e them me bindje të plotë,”– tha Tarifa dhe salla shpërtheu në duartrokitje.





