Pas kërkesës së opozitës drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, për përjashtimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet, reagoi vetë kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili shkruante në Facebook ndër të tjera se "edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?

Por kundërpërgjigja e radhës ka ardhur nga deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili në një status po në Facebook, shprehet se “për të mbuluar përfshirjet e Ballës në trafik droge, do i duheshin 5 vite Ramës”.

"Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…"