Stilisti francez Maher Jridi,ka hedhur në gjyq këngëtaren e famshme Nicki Minaj pasi e akuzon se ka përdorur rrobat e krijuara nga ai dhe nuk ia ka kthyer më mbrapsht.
Jridi i ka kërkuar Nickit një dëmshpërblim prej 13.000 dollarësh për të gjitha rrobat e marra me qira, të cilat ajo nuk i ka kthyer e me siguri i ka humbur. Stilisti është shprehur se gjendet i rënduar psikologjikisht.
Sipas tij, ajo jo vetëm që nuk ka ndërmend t’i kthejë ato por nuk pranon as të flasë me ish-stilistin e saj. Marher ka shtuar se Minaj gjithashtu i detyrohet 73.000 dollarë për punën e tij të cilat ajo nuk i ka shlyer në kohë.





