Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për rastin e “Babales”.

Përmes një statusi në “Twitter”, Rama shkruan që të qetësohet lideri i PD-së, pasi shton se askush nuk i ka fajin që ka kthyer Partinë Demokratike si “Kinostudioja”.

“Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, thuhet në reagimin e kryeministrit Rama.

Prokuroria doli në përfundimin se audio-përgjimi i “Babales”, apo siç u bë i njohur ndryshe, “dëshmitari x” nga Partia Demokratike, është i montuar. Në video përgjimin që rezultoi i rremë, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj implikohej në pazare droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për kallëzim të rremë për 3 persona, Albert Veliun, shtetasin Fredi Alizoti, i cili nga hetimet rezulton se ka imituar në bisedat telefonike Agron Xhafajn si dhe gazetarin Jetmir Olldashi.