Në shtatë javë kampionat, skuadra durrsake ka grumbulluar tetë pikë. Pa dyshim, kjo nuk konsiderohet si fytyra e vërtetë e Teutës dhe këtë e di shumë mirë edhe trajneri Shkëmbi, që nuk e humbet besimin dhe kërkon të marrë ende maksimumin nga skuadra e tij.

Sa herë që mbrojtja nuk është në ditën e saj më të mirë, ekipi nuk arrin të përballojë presionin e krijuar nga kundërshtari. Kështu ndodhi edhe ndaj Partizanit, ku pësoi tre gola.

Nëse Amadu Latif nuk shënon, Teuta nuk fiton dhe kjo është kthyer në “modë” te bregdetarët. Skuadra ka shënuar vetëm 4 gola dhe tre prej tyre nga sulmuesi e vetëm një nga Bicaj.