Fillimi i muajit tetor u shoqërua me temperatura të larta, por edhe pse parashikimet treguan se do të kemi mot të qëndrueshëm, sot pasdite temperaturat do të pësojnë ndryshime drastike.
Motit të ngrohtë dhe me diell do t’i zënë vendin shtrëngatat dhe era në disa pjesë të vendit.
Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit zonat më të rrezikuara për reshje janë ato bregdetare dhe malore, në të cilat pritet të regjistrohen shtrëngata shiu.





