Me një videomesazh të postuar në Facebook, Kryetari i PD shkruan se numri i bizneseve të mbyllura është dyfishuar, krahasuar me një vit më parë.
“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”,-thuhet në videomesazhin e publikuar nga kryedemokrati. Sipas shifrave në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë. Në videomesazh ilustrohen me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.
“Sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen”,- mbyllet video e publikuar në Facebook nga Basha.





