Një 59-vjeçare dhe një 39-vjeçar, të dy banues në Durrës, janë larguar nga banesa duke lënë në ankth familjarët e tyre.

Ajo që e bën edhe më të vështirë situatën është fakti se dy të larguarit vuajnë nga probleme mendore.

  • Më datë 04.10.2018, shtetasja M.D., vjeçe 61, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se më datë 03.10.2018, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja Sh.D., vjeçe 59, banuese në Durrës, (me probleme mendore).
  • Më datë 04.10.2018, shtetasi Z.L., vjeç 65, banues në Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Ç.L., vjeç 39, (me probleme mendore).

Në të dy rastet, policia e Durrësit ka nisur punën për gjetjen e këtyre dy shtetasve dhe rikthimin e tyre pranë familjes.

Kujtojmë se përsa i përket 39-vjeçarit Çlirim Leskaj, policia e Durrësit kërkoi ditën e mërkurë ndihmën e qytetarëve duke publikuar foto të tij në media.

Çlirim Leskaj

Por që nga ajo ditë, familjarët nuk kanë mësuar ende asgjë për fatin e 39-vjeçarit.

Dy rastet e fundit të regjistruara në policinë e Durrësit e çojnë në 3 numrin e personave me probleme mendore të larguar nga shtëpia.

Kujtojmë se Mariglen Gjoroveni, 37 vjeç, fatmirësisht, u gjet ditën e martë, vetëm disa orë pas publikimit të fotos së tij në media.