Qytetarët në Durrës ankohen për shtimin e insekteve në banesat e tyre. Një qytetare denoncon në Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit se ballkoni i banesës së saj ishte i mbushur me buburreca, karkaleca e gershaneza të madhësive të ndryshme.
Në mesazhin e saj, denoncuesja e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të vegjël, në lutje kërkon ndihmë për një zgjidhje të kësaj situate.
"Jam banore e qytetit te Durresit dhe kam shtepine perballe portit! Ballkonet jane mbushur me buburreca te madhesive te ndryshme, me karkaleca dhe gershaneza!
A di dikush nga eshte prejardhja?!
Rrobat e ndera ne ballkon ishin plot!
Ju lutem beni dicka! Kemi femije te vegjel!"
Ndryshimi i motit, ndotja e mjedisit dhe ambientit, janë faktorë që ndikojnë në shtimin e tyre.





