Komediania Amy Schumer dhe modelja seksi Emily Ratajkowski kanë protestuar vendimin e presidentit Trump dhe janë arrestuar së bashku me 300 të tjerë. Ata po kundërshtonin presidentin e Amerikës për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme. Të gjithë të arrestuarit janë në qelitë e rajonit në Ëashington DC.
Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku mban një pankartë të madhe me shkrimin "Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj."
"Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual", ka shkruar Emily në Instagram.
Ndërkohë, ligjvënësit pritet të votojnë për emërimin e Kavanaugh në ditët në vijim.





