Prej vitesh ata janë ndër çiftet më të komentuar dhe kjo për faktin, se kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë raportin e tyre.

Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, Alban Hoxha tashmë janë më pranë zyrtarizimit, pasi ndajnë momente pikante në rrjetet sociale. I fundit është një postim i Çiljetës, ku të kapur për dorë ata kanë provokuar me një detaj të veçantë. 

Është pikërisht unaza në gishtin e këngëtares ajo që ka bërë të dyshohet se çifti ka hedhur një hap drejt zyrtarizimit të lidhjes.