Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurori edhe nënkryetarin e PD, Edi Paloka dhe deputetin Enkelejd Alibeaj.
Balla i ka paditur dy zyrtarët demokratë për “shpërdorim detyre” dhe “fyerje” në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut, 25-vjeçares që fillimisht ka kallëzuar për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, por më pas i ka tërhequr paditë duke nënvizuar se gjithçka e kishte bërë për arsye xhelozie.
Padia vjen vetëm pak ditë pasi ai ka kallëzuar edhe kreun e demokratëve, Lulzim Basha sidhe ish-oficerin Emiliano Nuhu, i cili e akuzonte Ballën se sëbashku me Rrahman Rrajën e kishin kërcënuar për të mbyllur rastin e Xhisielës.





