Reperi Ledri Vula, mjaft i pëlqyer për publikun shqiptar ka paralajmëruar se "një bombë po vjen".

Në një postim në Instagram, Ledri bën me dije se hiti i radhës do të publikohet së shpejti.

Këtë herë reperi ka bashkëpunuar me dy këngëtarë gjermanë, Eaz dhe Xen, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për këngën e radhës në posimet e tyre.

"Nasty Girl" titullohet kënga dhe do publikohet të premten e 5 tetorit. Mbetet për të parë se çfarë ka rezervuar për fansat Ledri por padyshim që nuk do zhgënjejë!