Grupet e mëdha të njerëzve para institucionit të bashkisë, deri pak kohë më parë të linin përshtypjen e hallexhinjve apo të protestuesve që kërkonin zgjidhje problemesh.

Tani para bashkisë të shumta janë grupet e njerëzve, por me kërkesa të ndryshme. Janë turistë nga mbarë bota që njihen me arkitekturën e godinave që përfaqësojnë institucionet e pushtetit lokal. Këta turistë që shihni gjatë filmimeve të operatorit të “DurrësLajm”, janë çekë, të cilët në vizitën një ditore në Durrës përveç objekteve arkeologjike janë kureshtarë edhe për historinë e godinave, stilin e ndërtimit dhe funksionin që kanë.

Sa për protestuesit ata nuk janë më. Jo se mungojnë problemet që kanë njerëzit në Durrës, por sepse askush nuk e shikon zgjidhjen si rezultat i protestave.

Në Durrës këto ditë turistët kanë qenë të shumtë, sidomos nga Europa Juglindore, polakë, çekë, etj. Turistët japonezë që mbërritën me kroçerë ishin të parët që mbërritën nga ishulli i largët aziatik.

K.H.