Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka paditur në Gjykatën e Tiranës ish-presidentin Bujar Nishani për fyerje, pas humbjes së Shqipërisë në ndeshjen Kosovë-Shqipëri, ku e quajti trajnerin “sharlatan”.
Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, ku trajneri kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që sipas tij i është shkaktuar nga Nishani dhe përgënjeshtrim të deklaratës.
Sipas Report Tv, kjo Gjykatë, i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, por Nishani ka ndërruar adresë, ndaj edhe e ka "shpallur në kërkim". Gjykata e Tiranës, i kërkon gjendjes civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen.





