Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë së PD-së dhe LSI-së ndaj tij për çështjen e denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, ku implikohej në dhunimin e një vajze djali i deputetit socialist.

Rama i cilëson gjysmagjela Spahon dhe Vasilin në reagimin e tij:

"Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon."