Paraditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri dhe zonat Qendrore.
Por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluara do të ketë në Jug dhe zonat Lindore.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësirat në zonat malore duke rrezikuar shira të dobëta dhe të izoluara.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.





