Mesa duket pushimet mbaruan edhe për moderatoren e njohur Marina Vjollca, pasi thuhet se ajo ka nisur xhirimet për emisionin e saj më të ri.
Burime për "Xing.al" kanë thënë se Marina vazhdon të jetë pjesë e Tv Klan, do të prezantojë një emision me talente të fushave të ndryshme.
Edhe pse xhirimet kanë filluar, emisioni do të nisë transmetimin në Tv Klan në muajin shkurt, ndërsa nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.





