Nëse jeni duke kërkuar për dramën më të fundit të Kim Kardashian-West me motrat e saj, atëherë kni kujdes. Ylli i televizioneve është njeriu më i rrezikshëm për tu kërkuar në internet në Britaninë e Madhe për vitin 2018, sipas një firme të sigurisë në internet.

"McAfee" ka matur rezultatet sesa është i lidhur emri i një personazhi të famshëm me faqet e internetit që janë potencialisht të këqija.

Vitin e kaluar vendin i parë e mbante Craig David. Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta në listën e Britanisë së Madhe ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian qëndronte e treta.

Këngëtarja Adele dhe Caroline Flack përfunduan pesë të famshmit më të rrezikshëm për tu parë në internet. Aktorja e 'Orange Is The Neë Black',  Ruby Rose kryesoi një version amerikan të listës.

McAfee raporton se kriminelët në internet përdorin njerëzit e famshëm për të mashtruar njerëzit me linqe që i dërgojnë përdoruesit e internetit me faqe që kanë qëllime të këqija. Faqet përdoren për të instaluar viruse ose për të vjedhur informacion personal dhe fjalëkalime.

Të famshëm të tjerë në listën e Britanisë së Madhe ishin aktorja Rose Byrne, Kem Cetinay, Britney Spears, aktorja Emma Roberts dhe ylli i televizioneve Ferne McCann.