Vijon prezenca e vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra gjatë paradites në të gjithë vendin.

Pas mesditës pritet shtim i vranësirave në territor, ndërsa shira të dobëta priten në zona të izoluara të Jugut dhe Qendrës së territorit shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 6-28°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në Veriperëndim, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor.

Për shkak të erës do të gjenerohet në det një dallgëzim 2-3 ballë.