Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Xhisielës dhe djalit të deputetit të PS.

Në një postim të bërë pak minuta më parë në Twitter, ai shkruan se i vjen mirë që nuk është i vetmi që mendon se “vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik”.

“Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje”,- shkruan Rama në Twitter”, ka vijuar ai më tej.