Reperi i njohur Capital T, ka publikuar në "Yotube" një video mjaft ndryshe nga ç’jemi mësuar të shihnim në profilin e tij. Ai ka vendosur të bëjë një Vlog, duke rrëfyer me video çdo moment të ditës së tij.

Në video Capital T shihet teksa përgatit mëngjesin, kështu na tregon pamje nga kuzhina moderne ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe gri si dhe zbulon edhe disa ambiente të tjera të shtëpisë luksoze.

Ai është një nga reperët më të pëlqyer e të dashur për publikun shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen kudo dhe janë kthyer në hite.