Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës në Tiranë. Nga informacioni paraprak i policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme.

"Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasia E. Y., rreth 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.