Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për 47-vjeçarin Melson Nela, xhaxhain e kamerierit 18-vjeçar, që punonte në një hotel në Golem dhe u dhunua nga bashkëpronarët e strukturës akomoduese.
47-vjeçari u kap me një kallashnikov dhe 3 karikatorë në automjet, ndërsa po shkonte drejt hotelit për të vënë drejtësinë në vend për nipin që kishte përfunduar në spital.
Ndërkohë, më herët gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditor për dy nga personat e arrestuar për dhunimin e kamerierit 18-vjeçar.
Njëri nga pronarët e hotelit Florian Habilaj dhe shoku i tij E. Dragoti, të arrestuar nga policia e Kavajës akuzohen nga prokuroria për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.





