Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin. 

Pretenca e prokurores Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani është dhënë vetëm pak minuta më parë.

Për të akuzuarit e tjerë u kërkuan: 15 vjet burg për Gilmando Danin.

11 vjet burg për Endri Zelën dhe Endri Qyqjen. 

10 vjet burg për Blerim Shullazin.

Në total, 64 vite burg për bandën.

Pretenca e Prokurorisë është dhënë në mungesë, pasi asnjë prej anëtatarëve të bandës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore. 

Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë parë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 09:00, ndërsa të pandehurit u mbrojtën nga avokatët.