Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Gjenevë, ku do të marrë pjesë në tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri thotë se tregjet botërore të kapitaleve do tregojnë për ekonominë shqiptare dhe jo opozita apo ai.
Në një njoftim në Twitter Rama shkruan:
Ekonomia shqiptare mirë a keq?Rritet a bie? Ka s’ka perspektivë? Sot përgjigjen s’e jap unë, as opozita, as komentatorët e banaqeve a të fejsbukut, as raportet ndërkombëtare, po TREGJET BOTERORE TE KAPITALEVE! Le të presim disa orë për të parë si e shohin tregjet ekonominë tonë.





