"Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda".

Kështu është shprehur moderatorja Alketa Vejsiu sapo ka nisur shfaqjen e mbrëmjes së të hënës në "Dance With me 3", duke nënkuptuar mesazhin se pavarësisht se vëllai i saj është arrestuar, ajo do të vazhdojë normalisht me shfaqjen.

Të dielën e 30 shtatorit, vëllai i Alketa Vejsiut ra në pranga pasi iu gjetën 4 mina me telekomandë në automjet.