Shoqëria Civile dhe opozita protestuan përpara kryeministrisë kundër dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Gjatë fjalës së saj përpara protestuesve zëdhënësja e Partise Demokratike, Ina Zhupa tha se do t’i drejtohet me një kërkesa ambasadorit të BE, Luigi Soreca që të sigurojë në një nga vendet anëtare të BE mbrojtje për Xhisielën dhe familjen e saj.
“Unë nuk mund t’i bëj thirrje për mbrojtje këtij shteti. Ça ti mbrojë ky shtet Xhisielës, kur i gjithi është i kapur. Po unë kam një thirrje për mbrojtje një ambasadori që i besoj shumë. Amabsadorit të BE, zotit Luigi Soreca. I bëj thirrje që të sigurojë në një nga vendet anëtarë të BE mbrojte dhe siguri fizike, morale dhe psikologjike për Xhisielën, motrën dhe nënën e saj. Nëser këtë kërkesa do ta bëj zyrtare.
Mos dëgjoni asgjë që është e faslifkuar dhe që i detyrohet asaj vajze të thotë tani, dëshminë ajo e ka dhënë atëherë kur ekspertiza mjeko ligjore vërteton dhunë në trupin e saj, çdo gjë tjetër është manipulim dhe frikë.”





