I ka munguar ekranit që pas mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”, por siç duket e ka në plan të rikthehet.
Bëhet fjalë për aktorin Elvis Pupa, për të cilin kanë kaluar 10 vite nga largimi i tij nga spektakli i humorit “Portokalli”
Me rolet e tij të famshme si ‘Nini i Bules’, ‘Zhan Klod Van Damme Sula’, ‘Avdiu’ etj, ai rrëmbeu zemrat e publikut, i cili çdo fundjavë mezi priste ta ndiqte në ekran.
Ndërkohë sipas revista ‘Who’, aktorin do ta shohim këtë sezon në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, mirëpo mbetet ende për t’u zbuluar se çfarë roli ka zgjedhur të luajë.





