Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit ka bërë zyrtare vendimin e saj në lidhje me ankimimin për ndryshimin e formulës së funksionimit të Seria B.
Kështu skuadra si Pro Veçeli, Siena, Katania, Novara, Ternana nuk do të kenë mundësinë që të luajnë në Seria B.
Ato kishin bërë dhe ankimimin për vendimin e parë të Federatës Italiane dhe ky ankimim është refuzuar duke e vazhduar kampionatin me 19 skuadra.
Ndërsa vlerëson të theksohet se ky vendim nuk apelohet më pasi është marrë me konfirmimin e gjykatës federale që do të thotë se skuadra nuk mund t’i drejtohen më gjykatave.





