Për të mos iu bërë barrë fëmijëve, pensionisti del çdo ditë pranë bashkisë së Durrësit për të shitur… (VIDEO)
Hamiti është një pensionist, i cili pranë godinës së bashkisë shet fara luledielli si dhe ka një peshore.
Në rrugë e shikojmë prej 13 vjetësh. Ka punuar në bujqësi për 35 vjet dhe me pensionin e tij nuk mund të bëjë asgjë. Në mungesë të të ardhurave ai qëndon duke pritur kush do të hipi në peshoren e tij, apo do të blejë ndonjë kaush fara.
Në këtë mënyrë, i moshuari, i cili nuk do që t'ju bjerë në qafë fëmijëve, nxjerr ndonjë të ardhur më shumë.
“Me 500 lekë në ditë ose 15 mijë lekë në muaj që është pensioni nuk mund as të ushqehemi",- thotë i moshuari. "As në dasëm e as në vaki nuk mund të shkojmë”.
Pasi blen për çdo muaj ilaçet për tensionin dhe prostatën i mbeten pak të ardhura për te blerë ushqimet që ju duhen për çdo ditë. Hamiti i bën skanerin jetës së çdo pensionisti. Ndjekim të moshuarin që përballon të ftohtin e të nxehtin e çdo stine duke pritur që dikush të hipë në peshoren e tij, e dikush t'i blejë një kaush me fara luledielli.
Të moshuarit janë në pikë të hallit. Pensioni duhet të jetë jo më pak se 25 mijë lekë në muaj, për të përballuar nevojat më minimale, në të kundërt pensionsitët shqiptarë do të vijojnë të jetojnë në mjerim vitet e fundit të jetës, e do të vdesin të harruar nga shteti për të cilin kontribuuan duke ndërtuar e punuar në rini e deri në moshë pensioni.
K.H.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive
“Të ka kapur menopauza”/ Fjolla Morina përplaset me Bia Khalifën: Tru peshk
Durrës/ Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri
Dorëhiqet zv/kryetarja e KB Durrës





