Qarkut të Durrësit nuk i ndahen tërmetet! Të tjera lëkundje janë ndjerë sot në Durrës, me epiqendër sërish në Gjirin e Lalzit.

Siç bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka rënë në orën 08:39 minuta me intensitet prej 3.1 ballësh, i shkallës Rihter.

Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, Krujë, Rrogozhinë e zonat përreth.