Arrestimi i vëllait të prezantueses së njohur, Alketa Vejsiu ka ngjallur reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

Fillimisht, kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho ka ndarë në faqen e tij të “Facebook”-ut lajmin e arrestimit të Endrit Vejsiut, duke e shoqëruar me një status ironizues.

Për Spahon vëllai i Alketa Vejsit do të lirohet nga Kryeministri Rama, pasi kjo e fundit u ka shërbyer shumë. “He se te liron Rama. I ka sherbyer aq shume Alketa sa minat do i kthejne ne fishekzjarre kurse kanabisin e bejne caj”, ironizon Spaho.

Ndërkohë që nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thekson se të gjithë që i shërbejnë Edi Ramës, po dalin të lidhur me krimin.

“Si ka mundësi që të gjithë ata qe i shërbejnë këtij mostre kryeministër, herët e vone dalin te lidhur me krimin ne një mënyre apo një tjetër…?!!”, shkruan Paloka.