Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, më datë 24.09.2018, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor dhe didaktik me Universitetin Pedagogjik të Krakovës.
Të dy institucionet, të vetëdijshëm për përfitimet reciproke të institucioneve të tyre nga vendosja e bashkëpunimit ndërkombëtar, nënshkruajnë këtë Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit akademik si dhe promovimin e mirëkuptimit midis dy universiteteve duke vepruar në bazë të ligjit për arsimin e lartë.
Qëllimi i Marrëveshjes:
Shkëmbimi i kërkuesve me qëllim zhvillimin e leksioneve dhe kërkimit shkencor .
Shkëmbimi i studentëve në të gjitha nivelet e studimit – për periudhën një semestër si dhe koordinimin e vizave të studimit.
Hartimi dhe implementimi i kurrikulës së përbashkët.
Organizimi i përbashkët i seminareve, workshopeve , konferencave dhe bashkëpunimeve brenda programeve ndërkombëtare.





