Gjashtë persona janë kapur nga OSHEE, pasi vidhnin energjinë elektrike. OSHEE bën me dije se strukturat e Njësisë së Verifikim – Matjes, pranë drejtorisë Rajonale Elbasan kapën në flagrancë 6 abonentë, teksa ishin duke vjedhur energjinë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara, në zbatim të planit të masave, u zbuluan rastet si më poshtë:

Bardhyl R. rilidhje e paligjshme

Xhevit R. furnizohej pa matës dhe kontratë

Stavri B. furnizohej me energji pa matës

Rozeta B. dëmtim të kabullit të furnizimit para matjes

Skender K. cenoi sistemin e matjes

Islam B. rilidhje e paligjshme

Dosja me proceverbalet dhe aktkontatimet ju dërguan policisë gjyqësore dhe tashmë hetimi po trajtohet nga organet kompetente.