Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi një truk për të mashtruar opinionin publik, arrestimin e djalit të deputetit, Rexhep Rrahjan.
Rama shkruan se: E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin.
Pasditen e sotme, PD tha se Rama po tenton të mbyllë një skandal politik, atë të përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit Rrahja.





