Deputetja e PD-së për Durrësin, Fatbardha Kadiu, bën dhe njëherë thirrje për t’iu bashkuar protetsës që gratë demokrate do të mbajnë nesër më 1 tetor para Kryeministrisë për t’i thënë ndal dhunës.
Kadiu ka reaguar pas arrestimit të sotëm të djalit të deputetit Rrahman Rraja, 24-vjeçarit Rexhep Rraja, që akuzohet për dhunimin e përndjekjen ndaj Xhisiela Malokut.
Deputetja Kadiu thekson se ky vend mund të bëhet vetëm me Lulzim Bashën, ndaj dhe duhet që qytetarët t’i bashkohen nismave dhe thirrjeve të PD-se dhe jo të zgjedhin rrugën e emigracionit.
REAGIMI I FATBARDHA KADIUT:
Disa dite pas denoncimit publik te PD-së per perdhunimin e nje vajze jetime “XH M” nga ana djalit te nje deputeti te kesaj qeverie, kryeministri u mundua ta mbroje si te pafajshem autorin dhe te hedhe balte mbi punen dhe figuren e oficerit te policise ashtu sic beri dhe me komisar Zaganin kur denoncoi “Habilaj&Tahiri”.
Por sot fale sensibilizimit nga ana e deputeteve dhe te gjithe strukturave te PD-se u be i mundur arrestimi i autorit.
Prandaj qytetare te vendit tone bashkojuni nismave dhe thirrjeve te PD-se dhe jo te zgjedhim rrugen e emigracionit sepse ky vend mund te behet me PD-ne dhe LULZIM BASHEN.
Te gjithe se bashku te henen ne Tirane ora 17.30.





