Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
‘Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë”,- shkruan Meta në foton e publikuar në Facebook, shkëputur nga takimi mes tyre.
Ndërkohë takimi është konfirmuar edhe nga kryeministr Haradinaj. Ky i fundit zgjedh të japë më shumë detaje.
“Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA. Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur”,- shprehet Haradinaj.





