Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme ndaj deklaratave të Edi Ramës, të bëra një ditë më parë nga Korça.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Vasili i kujton Ramës shefat e policisë që u arratisën.

Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, për Edi Ramën policët e drogës janë heronj, ndërsa ata që denoncojnë qeverinë e tij janë horra.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri moçal, që s'fliste për shefat e policisë te drogës ne arrati, sot kërcënon denoncuesit e dhunës.

Një grup shefash policie që drejtonin trafikun e drogës u arratisën kohë më parë.

Ata ishin prova më e rëndë dhe tmerrshme e një policie të inkriminuar pa shërim.

Ky kryeministri moçal s'guxoi të fliste një fjalë për këta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gëzuar që shefat e policisë ikën dhe i shpëtuan arrestimit.

Ky zhaba as ju kërcënua atyre, as u ndje, as tha gjë prej gjeje, as u betua për ndonjë luftë a betejë me ta.

Sapo një oficer policie denoncon dhunën e neveritshme ndaj një vajze të re del me vrap zhaba dhe e kërcënon e shan dhe përbetohet se do ta kapë.

Ky që rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policisë që bënin drogë tani i erdhi zëri dhe bërtet, por është zë aq i dobët e i menderosur sa zëri i zhabës.

Heronjtë e këtij zhabës janë ata që përdhunojnë, që trafikojnë drogë, dhe janë pjese e kriminelëve, ndërsa armiqtë e tij janë ata që e denoncojnë dhunën drogën krimin si Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj.

Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish-ministrit te Brendeshëm të përfshirë në trafik droge, mori përsipër mbrojtjen e Agron Xhafës trafikant droge edhe gënjeu për të.

Këta janë heronjtë e dashur të moçalit kryeministror që vjen erë të ndyrë.